Dy persona që dyshohet se vidhnin energjinë elektrike janë arrestuar këtë të shtunë.
Për të njëjtën akuzë, një person është shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht.
Nëntë raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë konstatuar nga kontrollet e OSHEE me strukturat e policisë së Shtetit në Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Krujë. Ata kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre për të vjedhur energjinë elektrike, njofton policia.
”

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz“.
Strukturat e Policisë paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
“.
Strukturat e Policisë paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.