Një 62-vjeçare humbi jetën sot në Astir, pasi për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë banesën e saj u hodh nga kati i tretë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Sipas banorëve, pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë, Havë Osmënaj është përpjekur të largohet nga dera, por djali i saj ka qëndruar brenda.
Më pas ajo është kthyer për të marrë Klodjan Osmënajn dhe kanë ngeur të dy në ballkon. Pas 45 minutash pritje, ajo është hedhur nga kati i tretë, i ndjekur më pas nga djali i saj.
Dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimtë ose nga pakujdesia 36-vjeçarit, që vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.