Katër pushues janë gjetur pa shenja jete në saunën e një hoteli në zonën e Qerretit në Kavajë.
Viktimat janë turistë të huaj nga Rusia.
Policia njofton se viktimat janë shtetasit: Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.