Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 421 raste të tjera me COVID-19.
Ndërsa nga ana tjetër, 395 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër këtij virusi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.963, prej të cilëve 181.473 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera, duke e çuar në 6.888 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.602.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.333.204 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.900 teste të kryera gjatë ditës së fundit.