Ferdinand Xhaferri zë vendin e Flamur Nokës si nën kryetar i Komisionit të Sigurisë

Ferdinand Xhaferri ka zënë vendin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, pas shkarkimit të Flamur Nokës nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Xhaferri është propozuar nga PD-ja dhe është miratuar në nisje të seancës së sotme në Kuvend.

Noka u shkarkua nga pozicioni që mbante në Komisionin e Sigurisë Kombëtare pas përplasjeve me Bashën dhe deklaratave të tij pro ish-kryeministrit Sali Berisha.