”Abortova binjakët”/ Arjola bën rrëfimin rrënqethës: Isha në krizë

Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shërbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe moment të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.

\Përgjatë mëngjesit të sotëm ishte Arjola ajo që rrëfeu për disa prej banorëve se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai i tre fëmijëve të saj.

Më tej ajo tregoi se njëkohësisht me këtë periudhë të vështirë ishte edhe shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

‘’Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakord por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’, rrëfeu ajo.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.