Të shtëna me armë në Tiranë, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë nga të shtënat me armë, në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë.

Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, 27 dhe 25 vjeç, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori i plagosjes së tyre ka arritur të arratiset dhe policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes për ta kapur.

Ende nuk dihet shkaku i konflikti të tre të rinjve që çoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjen e sotme, ndërsa nuk dihen shkaqet e përplasjes së armatosur.

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.