Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është qëlluar me armë teksa ndodhej brenda makinës së tij.
Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si lulishtja pranë Komunës së Parisit. I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ka nisur hetimi për shkaqet që çuan në përdorimin e armës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.