Lucas Hernandez sërish në telashe dhe pasojat këtë herë mund t’i vuajë Bayern Munich.
Mbrojtësi francez rrezikon burgun pasi ka thyer urdhrin e Gjykatës së Madridit në vitin 2017. Ngjarja daton që në shkurtin e 2017, kur lojtari i atëhershëm i Atletico Madrid ishte përfshirë në një sherr me gruan e tij në rrugët e kryeqytetit spanjoll. Të dy u dënuan me 31 ditë punë vullnetare si dhe me një urdhër ndalimi që i pengonte të dy të afroheshin me njëri -tjetrin dhe të komunikonin.
Sidoqoftë, të dy vendosën të shkonin në muajin e mjaltit dhe në kthimin e tyre Lucas Hernandez u ndalua, me prokurorin që kërkoi një vit burg për lojtarin. Pasi u dënua nga gjykata e 35 -të e Madridit në vitin 2019, avokatët e futbollistit kërkuan pezullimin ose zëvendësimin e dënimit, por apeli i tij u rrëzua.
Tani shkaku për të cilin lojtari i Bayernit kërkohet të shkojë në burg nuk është grindja e par