Stadiumi “Air Albania” po përjeton një atmosferë të zjarrtë nga tifozët për ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Ata kanë zgjedhur të marrin flamujt kuq e zi dhe të brohorijnë për t’u dhënë zemër lojtarëve të Kombëtares.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë, pasi është direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.
Stadiumi “Air Albania” është i mbushur plot, 22 mijë tifozë po ndjekin ndeshjen nga shkallët e tij, por jo të gjithë brohorasin për Shqipërinë.
Mësohet se në impiantin modern, në zemër të Tiranës, janë 1 mijë tifozë polakë të pranishëm për miqtë.
Trajneri Edi Reja në konferencën e zakonshme për shtyp, u përpoq të largojë presionin nga të tijtë, gjithashtu ai hodhi dritë edhe mbi formacionin.