Shkarkimi i Nokës, Basha: Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, një pjesë në PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza shumë të forta për deputetin Flamur Noka, i cili është pjesë e grupit të Berishës, pasi u shkarkua nga posti i zv. kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend.

Basha tha se nuk mundet PD që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime. Sipas tij këto janë axhenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker.

Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore që është lufta ndaj  regjimit. Ne kemi lançuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunker”, tha Basha.