Përmbytet Vlora, reshjet e dendura krijojnë probleme në disa akse rrugore

Qyteti i Vlorës sot në mëngjes po përballet me një situatë problematike për shkak se shumë zona janë përmbytur bga reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës.

Me e vështirë situata duket në lagjet Pavarësia, Skela, 28 Nëntori, ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Punonjës së ujësjellës kanalizimeve, bashkia e Vlorës kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga.

Sot, lagja ‘Rilindja’, vijon të jetë e mbushur me ujë, por ndërkohë që aty po punohet. Përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës ka pasur rënie gurësh ne afërsi te fshatit Brataj.