Përlotet Paloma: Humba motrën nga kanceri i gjirit

Prova javore vijon intensivisht dhe radha i erdhi Palomës dhe Arditit që t’ju përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit.

E përlotur Paloma tregoi se vdekja e motrës së saj është humbja e më e madhe shpirtërore e jetës së saj.

‘’Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën’’,- tha ajo.

Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë.

’Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti’’,- shtoi ajo mes lotësh.

Paloma nuk hezitoi që të bënte dhe një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të mos neglizhuar asnjë shqetësim shëndetësorë që mund të kenë.