16 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të llojit L-410 i cili transportonte parashutistë në Rusi.
Avioni që transportonte 23 persona, shumica parashutistë u rrëzua pas një kohe të shkurtër pasi u ngrit në fluturim nga aeroporti që ndodhet në afërsi të qytetit Minzele në Tataristan, raportojnë mediet ruse.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për shkaqet e aksidentit tragjik.