Pas dyshimeve për përfshirje në veprimtari kriminale, policia e Vlorës ka ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.
Gjatë kontrollit, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.
Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.