Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë që janë dëgjuar këtë mëngjes në fshatin Mushan të Shkodrës.
24-vjeçari Isak Mehmedaj u dërgua në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”, njofton policia.