Tre anëtarët e rinj të KLGJ janë zgjedhur ditën e sotme.
Ato janë Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku, ndërsa u skualifikuan Asim Vokshi, Vjosava Osmanaj dhe Manjola Xhaxho.
Këto tre anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.
Duke shfrytëzuar praninë e ministrit të drejtësisë në këtë aktivitet kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami nuk humbi kohë por zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ndërkohë, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 3 vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja.