Vodhi makinën dhe u përlesh me policët kur u përpoqën ta ndalojnë, plagoset shqiptari në Greqi

Një shqiptar që kishte vjedhur një automjet u përlesh me forcat e policisë mëngjesin e sotëm në Athinë.

Dyshohet se autori, kur pa policët, nuk ndaloi dhe madje qëlloi ndaj efektivëve, duke lënë të plagosur njërin prej tyre. I plagosur mbeti dhe vetë ai, por mundi t’i shpëtojë arrestimit, duke u larguar nga vendgjarja.

Policia është vënë në kërkim të tij, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.