Shpallet gjendja e emergjencës, qeveria do të paraqesë planin për menaxhimin e krizës energjetike

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës energjetike në vendin tonë.

Këshilli i Ministrave urdhëron “KESH”, “OST” dhe “OSHEE Group” të ndërpresin investimet, përveç atyre që cilësohen të domosdoshme.

Gjendja e emergjencës me energji elektrike do të shtrijë efektet deri më 15 prill 2022, thuhet në VKM.

Në një deklaratë për mediet, kryeminstri Edi Rama tha se qeveria është konsultuar me ekspertë dhe nesër do të prezantohet plani për menaxhimin e krizës, që do t’i vijë në ndihmë konsumatorit.

Na takon të mbrojmë konsumatorët tanë, me një rend prioritetesh nga poshtë lart, duke pasur parasysh nga ata që janë në nevojë e në vazhdim. Siç nuk i kemi lënë qytetarët në rrugë kur ngelën pa çati nga tërmeti, siç nuk i kemi lënë vetëm përballë armikut të padukshëm (koronavirusi), nuk do t’i lemë as tani”.

Rama tha se “nga diskutimet me ekspertët, duket që kriza e energjisë elektrike do të zgjasë disa muaj dhe në mesin e vitit tjerët do të ketë kulmin e saj”. Kjo do të thotë se duhen politika afatgjata për mbrojtjen e konsumatorit dhe rregullimin e tregut.