6 persona janë arrestuar pasi dyshohet se shisnin ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së Covid 19.
Hetimi ndaj tyre zgjati 10 muaj dhe u arrestuan personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, që u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u sekuestruan materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Të gjashtë shtetasit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për “Prodhim dhe tregtim të barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.