Rritet sërish numri i viktimave nga Covid 19, ndërron jetë 26-vjeçarja shtatzënë

445 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vend:

192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

7 qytetarë kanë ndërruar jetë pasi ishin infektuar me koronavirus: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Ministia e Shëndetësisë njofton se janë 7548 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163.867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134