Kosto e çmimeve, 80 euro çdo familje/ Parashikimi se si do ndikojë rritja e çmimit të naftës, gazit dhe energjisë

Nëse çmimi i energjisë elektrike do të rritet në vend, familjet shqiptare do detyrohen të paguajnë kosto ekstra.

Fatos Çoçoli: Nëse çmimi i energjisë do të rritet me vetëm 2 euro, atëherë efekti domino që ajo do të japë në të gjithë sektorët e tjerë do i detyrojnë familjet shqiptare të nxjerrin 70 – 80 euro më shumë nga xhepi çdo muaj.

Çmimet e rritura të naftës dhe benzinës kanë dhënë efektet e para, me shoqatën e transportuesve që janë shprehur për rritjen e çmimit të biletës nëse nuk ndihmohen nga qeveria. Në zyrën e Entit Rregullator gjithashtu ka shkuar kërkesa për rishikimin e tarifës së energjisë e konfirmuar kjo për Top Channel.

Kryeministri Rama duke iu referuar çmimit të energjisë u shpreh se qeveria e ka rritur atë vetëm njëherë në 2015-ën, por duke mos e konfirmuar nëse do rritet sërish.