SPAK i kërkoi Interpolit që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ish-zyrtari i lartë u dënua në 22 shtator me 2 vite heqje lirie fajtor për fshehje të pasurisë për tre raste.
Policia u vu në kërkim Llallës, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa dyshohet se ish-kryeprokurori ndodhet jashtë Shqipërisë.
Po ashtu, Llallës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.
Llalla që ka qenë prokuror i përgjithshëm deri në fund të vitit 2017, është zyrtari më i lartë i drejtësisë në vendin tonë që është dënuar.