Salla e Kuvendit u përshi në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe bukës.
Ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çmimin e naftës, ajo që solli kundërshtimin e deputetëve demokratë, të cilët e cilësuan krejtësisht të pavartetë një deklaratë të tillë.
kryeminisrtri tha se sot nafta kushton më pak se në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike.
“A ka mundësi të bëjmë një marrëveshje, që kur flasim, dëgjojmë: na pëlqen dhe s’na pëlqen. Furrat e bukës, sot, e marrin energjinë me çmim preferencial, nuk ka lidhje me këtë rritja e çmimit të bukës, ka të bëjë vetëm me bursën”, tha ai.
Ndërsa, për energjinë elektrike, Rama tha se nuk mund të kemi rezerva, pasi nuk kemi ku ta mbledhim ujin, duke theksuar më tej se situata do të ndryshojë me ndërtimin e Skavicës.
“Kur ka shumë reshje shiu, jo vetëm që nuk arrijmë dot të mbledhim rezerva, por jemi të detyruar të hapim portat, duke e shkarkuar një sasi të madhe në fusha, të cilën fare mirë mund ta kishim ruajtur për ditët e vështira. Megjithatë, po ndërtojmë Skavicën. Jemi në diskutime edhe për TEC-in e Vlorës, për ta shndërruar në portë të hyrjes së gazit të lëngshëm. Jemi i vetmi vend me biznesin e vogël me taksë zero. Ma gjeni kush e ka taksën zero? Me TVSH 0, deri në 100 milon lekë xhiro. Të gjitha këto janë para që i kemi hequr nga mundësia për t’i pasur në arkën e shtetit”, tha ai.