Një makinë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në Pogradec, duke lënë të plagosur 3 personat që udhëtonin në të.
Shoferi Kastriot Guçe dhe dy pasagjerët Xhanina dhe Mariglen Hoxha janë dërguar me urgjencë në spital.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45 në afërsi të fshatit Vërçun.
Ende është e paqartë se si ndodhi aksidenti i rëndë ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.