Rritja e çmimeve/ Berisha akuzon Ramën: Je i pamëshirshëm! Krimi dhe korrupsioni po mbajnë Shqipërisë larg BE-së

“Opozita është tradhëtuar nga Lulzim Basha”. Kështu u shpreh ish-lideri demokrat Sali Berisha nga foltorja e radhës në Gjirokastër.
Berisha e konsideroi kryedemokratin Basha “votofob”, sepse sipas tij ka tmerr nga vota.

Kryetari në vend që të merrej me votën tuaj, por merret në mënyrë të paimagjinueshme me karrigen e tij. Ne vijmë sot këtu jo vetëm si opozitë e v jedhur dhe e plaçkitur nga Rama, por si opozitë e tradhtuar nga Basha. Ai nuk flet më, as për masakër, as për votë, as për asgjë. Pse kjo? Sepse ai ka tmerr nga vota. Në historinë e Shqipërisë, do mbahet mend si njeriu me votofobinë më të lartë se kushdo tjetër. Që në këtë moment, nuk ke të bësh asgjë me ne. Ne i besojmë votës së lirë. ADN-ja jonë politike është vota e lirë. Jua them këtu me kënaqësi se deri në vitin 2013 kemi patur problematikat tona, gabimet, sherret, por nuk kemi patur kurrë një njeri të zgjedhur e të mos zgjedhur që të thoshte se nuk i numëronte dot votat“.

Ish-kryeministri foli gjatë dhe për rritjen e çmimeve, ku tha se shkak janë aferat korruptivë të kryeminstrit Rama.

E sa janë të ardhurat në Zvicër, 95 mijë dollarë. Pra marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njëlloj me ne. Pse do rritet nafta, dil o zotëri thuaje? Je ti i përzier në të gjithë aferat dhe këtu bëhet ç’të dojë. Dilte dje e thoshte ‘nuk jam diktator të kontrolloj çmimet’. Je me oligarkët, je i pamëshirshëm se çdo vend ka entet rregullatore, çdo vend godet spekulimin. Unë nuk godas lirinë e tregut, por spekulimin e tregut. Një lloj sadisti që thotë do na përpijë kriza. Një tjetër lajm është se krimi i organizuar dhe korrupsioni e mbajnë Shqipërinë larg BE-së“.