Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Gledis Nanon si Drejtor të ri të Policisë së Shtetit.
Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat u zhvilluan në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Nano ka patur një mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.
Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi.
Motivacioni lidhet me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.