Aksident në qendër të Elbasanit, 3 të plagosur

3 persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, pak pas mesnate. Tre personat e lënduar u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim nga policia.