Pfizer 90% efektive ndaj rasteve të rënda me COVID, 6 muaj pas dozës së dytë

Vaksina Pfizer dhe BioNTech është 90% efektive për të parandaluar format e rënda të koronavirusit, deri në 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Sipas Studimit të publikuar në revistën ‘The Lancet’ thuhet se Pfizer është 93% efektive kundër variantit Delta për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Për këtë studim janë analizuar të dhënat e rreth 3.4 milionë personave që ishin anëtarë të programit të sigurimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor të kompanisë së Pfizer në Kaliforni, përkatësisht në periudhën dhjetor 2020- gusht 2021.