5 vite burg për infermieren që vodhi pacientin e infektuar me Covid

Infermierja e Spitalit Infektiv, Ronida Hysa do të vuajë 4 vite e 4 muaj heqje lirie, pasi vodhi një nga pacientët e infektuar me Covid.

30-vjeçarja kishte marrë kartën personit që kishte ndërruar jetë nga koronavirusi dhe kishte tërhequr para në emër të tij

30-vjeçarja u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti që kishte ndërruar jetë nga Covid 19.

Djali i pacientit që ndërroi jetë nga koronavirusi denoncoi rastin në emisionin investigativ “Stop” në janar të këtij viti. Shuma që Hysa ka vjedhur është rreth 60.000 lekë.