207 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 3067 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Rastet e reja janë të shpërndara në bashki si më poshtë:
119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
5 qytetarë kanë ndërruar jetë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 8655 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160.628 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Tetor 2021)
Raste të reja ditore – 207
Të shëruar në 24 orë – 498
Të shtruar në spitale – 185
Humbje jete në 24 orë – 5
Testime ditore – 3067
Testime totale – 1,216,793
Raste pozitive – 172,001
Raste të shëruara – 160,628
Raste Aktive – 8655
Humbje jete – 2,718
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 3847
Durrës – 906
Fier – 733
Shkodër – 654
Vlorë – 543
Elbasan – 474
Berat – 370
Lezhë – 335
Gjirokastër – 233
Korçë – 203
Kukës – 185
Dibër – 172