Dy persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë që tronditën Elbasanin mbrëmjen e kësaj të hëne.
Viktima e parë është 50-vjecari Ardian Çollaku, baba i dy fëmijëve.
As 35-vjeçari Lulzim Bitri nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji.
Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që në fshatin Balldren u gjet një automjet i djegur, që dyshohet të jetë e tyre.
Ardian Çollaku ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Njoftimi i policisë:
Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh e Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh. Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.