Në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të rritet në 2.961.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.193.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.967 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.209.799 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 114 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 154.995 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.237.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.