Bllokohen Whatsapp, Facebook e Instagram, kompania kërkon ndjesë në Twitter

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë dhe që i përkasin Mark Zuckenberg prej orës 15:59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.