Asnjë gjurmë nga rrjetet sociale prej orësh/ Mark Zuckerberg bëhet “meme” në Twitter

Tre rrjetet sociale më të mëdha të komunikimit, Facebook, Whatsapp dhe Instagram kanë dalë jashtë funksionit prej më shumë se  4 orësh.

Rreth 3 miliardë përdorues aktivë po ankohen për bllokimin e komunikimit, ndërsa nga ana tjetër, Tëitter vazhdon punën pa asnjë problem.

Përdoruesit kanë kthyer në meme figurën e kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, pas kësaj gjendje kaotike të krijuar.

Në një fotografi që po bën xhiron e rrjetit, Zuckerberg shfaqet si elektricist, ndërsa në një tjetër i duken vetëm këmbët sepse është i rrethuar nga telat.

Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht.

Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.

Faqja zyrtare e Instagramit dhe e WhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Tëitter duke i bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.