Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, u arrestua sot nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.