Australi/ Krokodili gëlltit dronin gjatë kohës që po filmonte

Kameramani Dane Hirst po xhironte për një dokumentar kur një krokodil u shfaq papritur dhe mori dronin që mbante kamerën.

Videoja e nxjerrë nga droni i shkatërruar e tregon atë duke u përplasur mbi ujë drejt një krokodili, që lundron praktikisht i palëvizshëm, me vetëm kokën mbi sipërfaqe, në një lagunë në Darvin.

Kameramani i ABC Dane Hirst tha: “Ndërsa po filmoja, ngrita kokën drejt lagunës dhe pashë një krokodil që doli nga uji dhe dëgjova një zhurmë të madhe shtrënguese të nofullave”.

Pamjet tregojnë se si droni dhe kamera janë zhytur në ujin e errët të gjelbër, deri në shtratin e lagunës ndërsa turbullirat pastrohen.