Tragjedi në Tiranë! 26-vjeçari vret me thikë shtetasen e huaj dhe më pas hidhet nga kati i tetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në kryeqytet.

Sipas policisë, 26 vjeçari Kliton Pira ka goditur me thikë një shtetase të huaj dhe më pas është hedhur nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Pjetër Budi”, në një banesë me qira ditore.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.