Rrëzohet helikopteri ambulancë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 4 të vdekur

4 persona të ekuipazhit  kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri ambulancë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke mos bërë të ditur informacionin lidhur me arsyen e aksidentit, në deklaratën e Drejtorisë së policisë së Abu Dabit thuhet se si pasojë e rrëzimit të helikopterit kanë humbur jetën 2 pilotë, 1 mjek dhe 1 infermier.

Më tej në deklaratë shprehen ngushëllime për të afërmit e viktimave.