Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00 para sheshit “Nënë Tereza” për të marshuar kundër vaksinimit të detyruar.
Në një moment, teksa ishin të rrethuar nga efektivët, protestuesit nisën të brohorisnin me të madhe: “Zgjohuni nga gjumi.”
“Të marshojmë në rrugë, edhe nëse policia na pengon, ne do të vijojmë marshimin. Poshtë diktatura. Ne nuk do të prodhojmë asnjë incident që të mos i japim kuksin Edi Ramës që t’i thotë Sorosit, ja unë e bëra atë që deshe. Ne do të fillojmë këtu protest. Policë, zgjohuni nga gjumi”, tha aktivisti Altin Goxhaj.
Rreth një javë më parë, 10 persona u prodeduan penalisht nga policia e Tiranës pasi organizuan protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Ata akuzohen edhe për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.