9 persona mbetën viktima të një zjarri që shpërtheu në një spital Covid-19 në qytetin rumun të Constantit.
Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit shuan zjarrin rreth orës 10:55 të mëngjesit me kohën lokale, duke sjellë përforcime nga rrethe të tjera.
Ndërkohë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pacientët që hidhen nga katet e poshtme të spitaleve dhe zjarrfikësit që nxjerrin njerëzit jashtë.
Ministri i përkohshëm rumun i shëndetësisë Cseke Attila tha se kishte 113 pacientë në spital në kohën e zjarrit dhe 10 në kujdes intensiv.
Deri më tani, 50 pacientë janë dërguar në spitale të tjera dhe një qendër lëvizëse është ngritur para ndërtesës.
Nuk është hera e parë që në spitalet e Rumanisë të shpërthejnë zjarret, duke shkaktuar të plagosur dhe të vdekur.
Në shkurt, një zjarr në një spital me pacientë me Covid-19 në kryeqytetin rumun, Bukuresht, vrau gjashtë persona.
Nëntorin e kaluar, dhjetë vetë vdiqën nga një zjarr në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Piatra Niemt, në verilindje të shtetit.
Sistemi shëndetësor i Rumanisë, i cili sundohet nga korrupsioni, joefikasiteti dhe emërimet politike, ishte nën presion të madh edhe para pandemisë, sipas Reuters