SHBA/ 2.120 të vdekur nga COVID gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 695.196, prej të cilëve 2.120 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 43,35 milionë, me 120.929 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,7 milionë raste të konfirmuara dhe 68.980 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 214 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 184,3 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.