Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 494 raste të tjera të koronavirusit dhe 12 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 191.408, ndërsa ai i viktimave në 6.668
Vendi po ashtu ka regjistruar 474 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 172.653 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj virusit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.087.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.289.516 teste të dyshuar për COVID-19, përfshirë 3.425 teste të kryera brenda ditës së fundit.