Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 4 persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.953.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 45 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.072.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.380 mostra të dyshuara për COVID, ndërsa deri më tani janë bërë 1.200.033 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 298 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 154.191ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.928.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.