Pas 15 vitesh Luana Vjollca largohet nga Top Channel: Për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore…

Moderatoren Luana Vjollca nuk do ta shohim më në ekranin e Top Channel.

Pas 15 vitesh ajo ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka konfirmuar përmes një letre të hapur në Instagram drejtuar fansave të saj, shoqëruar me disa fotografi nga emisionet dhe festivalet që ka prezantuar në Top Channel.

Në shkrimin e saj, Luana falenderon publikun që i ka qëndruar besnik gjatë gjithë këtyre vite dhe për dashurinë e pakusht të dhuruar kundrejt të saj.

Ajo rrëfen se po merret me projekte personale, por gjithashtu po punon për të qenë pranë publikut. Se ku do ta shohim tashmë moderatoren, mbetet surprizë.

Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili, do të mbetet përherë shtëpia ime, kur u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush Luan’. Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës, #Thuaje. Mirëpo, asesi nuk do t’iu lë në baltë, ashtu siç e di që ju s’do të më linit kurrë mua. Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejt afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë por nuk do të mungojë, premtoj”, shkruan Luana.