Një 53-vjeçar është plagosur në Durrës pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku po kryente punime.
Incidenti, që për fat nuk përfundoi në tragjedi ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm. Nuk dihet nëse i plagosuri ishte i pajisur me mjetet mbrojtëse gjatë kohës që po punonte në ballkon.
Shtetasi me iniciale Sh.D. po kurohet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:50, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese. Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.