Ballkani i Hapur/ Presidentja e KE-së: Çdo iniciativë brenda procesit të Berlinit, mirëpritet nga ne

Konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen po mbahet nga Fushë-Kruja ku kjo e fundit dha një mesazh të qartë se mbështet procesin e Ballkanit të Hapur.

Von der Leyen thekson se çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe rrite bashkëpunimin mes vendeve, mirëpritet prej Komisionit Europian.

Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn procesin e integrimit para, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë.

Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim me imtësi fjalët, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive”, tha Von der Leyen.