Aksident tragjik në Elbasan

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Elbasan, pasi mjeti tip “Benz” që drejtonte është përplasur me një trajler.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajov.

Dyshohet se 64-vjeçari me iniciale H.B. që drejtonte “Benz-i” i ka prerë rrugën trajlerit dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.