Tërmeti i fuqishëm godet Kretën, raportohet për 1 viktimë, dëme të shumta materiale

Një tërmet i i magnitutës 5.8 ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, mëngjesin e kësaj të hëne.

Lëkundjes janë regjistruar në thellësinë 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasi është shembur një pjesë e kishës në fshatin Arkalohori, ndërsa një i plagosur rëndë është shtetas shqiptar.

Dëmet materiale janë të shumta.

Mbrojtja Civile ka aktivizuar me njëherë planin “Tërmeti” ndërsa një grup i ekipit të shpëtimit EMAK është nisur me një avion C130 bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëmtuara.

Ndërkohë vazhdojnë të regjistrohen edhe lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 shkalla Rihter.