CDU/CSU pas zgjedhjeve: Laschet i gatshëm për bisedime

Lideri i CDU-së, Armin Laschet i përmbahet idesë për bisedime testuese me të Gjelbrit dhe FDP. “Asnjë parti nuk mund të nxjerrë një mandat të qartë për të qeverisur nga ky rezultat (i zgjedhjeve),” tha ai.
Kandidati për kancelar i CDU/CSU Armin Laschet dëshiron edhe më tej bisedime testuese për formimin e një qeverie të re, pavarësisht humbjeve në zgjedhjet federale. Ai tha se kryesia federale e CDU-së kishte rënë dakord se “ne jemi gati për bisedime mbi një koalicion Xhamajka (CDU/CSU-Të Gjelbrit-liberalët e FDP-së)”.

“Asnjë parti nuk mund të nxjerrë një mandat të qartë për të qeverisur nga ky rezultat i zgjedhje,” tha Lascheti. Ai shtoi se kjo vlen edhe për CDU/CSU, e cila, megjithatë, është e gatshme të marrë përgjegjësinë e qeverisë. Dy partitë popullore, CDU/CSU dhe SPD, tani duhet të qëndrojnë para votuesve “me modesti”.

Koalicioni “nuk është një martesë e detyruar”, një koalicion “duhet të jetë një projekt politik, ku të gjithë kanë vullnetin dhe dëshirën për të formuar diçka pozitive për vendin”, tha Lascheti. Ai shtoi se kancelari do të ishte ai që mund të siguronte shumicën në Bundestagun gjerman. Kancelari mund të bëhej vetëm “ai që arrin të bashkojë të kundërtat”. Një aleancë e CDU/CSU-së, të Gjelbrit dhe FDP do të përfaqësonte një “spektër të gjerë shoqëror.

Kretschmer: Asnjë pretendim ndaj qeverisë
CSU kishin kritikuar ashpër Laschetin. Një nga kritikët e tij më të ashpër është kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. Ai e interpreton humbjen e partisë së tij në zgjedhje si mesazh për të mos kërkuar mandat qeverisjeje. “Unë shoh një vullnet të qartë të votuesve, i cili është bërë i qartë: partitë unioniste nuk janë zgjedhja e parë këtë herë,” tha Kretschmeri për radion MDR. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një tërmet dhe tregoi një ndryshim kundër CDU. Kjo duhej pranuar fare qartë. Prandaj ai nuk e kupton qëndrimin në Shtëpinë Adenauer për të folur për një mandat qeveritar./ VOA